IPKO kërkon durim gjatë pritjes për bileta

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Kompania IPKO ka reaguar pas incidenteve të sontme në dyçanet e saj nga qytetarët që po prisnin në radhë për të blerë biletat për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

IPKO thotë se e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë.

“Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave. Sot në orët e pasdites, gjatë procesit të shitjes së biletave, janë shënuar disa incidente, të cilat nuk i përkrahim dhe për më shumë, i dënojmë”, thuhet në një komunikatë shtypi.

“Duam t’ju informojmë që IPKO, vetëm e lehtëson procesin e shitjes së biletave. IPKO-ja në këtë rast, zbaton vendimet e Federatës së Futbollit, siç janë mënyra e shitjes së biletave, pikat e shitjes, vendndodhja dhe koha e shitjes, si dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim”.

IPKO i falënderojn të gjithë qytetarët e vendit për durimin dhe respektin e të tjerëve gjatë kohës së pritjes për të blerë biletat.

Të ngjashme