Isa Mustafa i bindur se tash po bëhet ushtria

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar sot se themelimi i ushtrisë së Kosovës i cili filloi sot me procedurat parlamentare do të jetë një fitore e rëndësishme e vendit tonë por edhe e ShBA-së, që i dolën përkrahëse këtij procesi.

Ai këto komenti i bëri në profilin e tij në Facebook, pasi sot Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen në të cilën është diskutuar për projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri.

Mustafa gjithashtu tha se FSK si ushtri e Kosovës meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë.

“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar Mustafa./GazetaExpress

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme