Mustafa: Jo përmbysjes së shtetit

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 18:27 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa u është drejtuar qytetarëve, me një postim në llogarinë e tij në Facebook, pak orë pasi ka tërhequr nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Duke iu referuar protestës së sotme, të organizuar nga Vetëvendosje, Mustafa ka thënë se thirrjet për përmbysje të shtetit nuk gjetën mbështetje dhe se qytetarët u besojnë institucioneve.

Por, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për dështimin e votimit të Demarkacionit.

“Të nderuar qytetarë, ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj”.

“U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës”.

“Dëshiroj, po ashtu të falënderoj Policinë e Kosovës për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit. Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin”.

“Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme