Isa Mustafa ngushëllon familjarët e të ndjerit Muharrem Çekaj

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 19:44 | Nga

Me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt, vëllait të Heroit të Kombit, Sali Çekaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar Familjen Çekaj.

“Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Muharrem Çekajt, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e anëtarit të Familjes tuaj. Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë”, thuhet në telegram, transmeton Ekonomia Online.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë Muharrem Çekajn si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Çekaj dhe të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj”, përfundon telegram ngushëllimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme