Isa Mustafa përkujton deputetin Nimon Alimusaj

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Në 9 vjetorin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një komunikate për media ka përkujtuar Alimusajn.

Në komunikatën e dërguar thuhet se Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës.

“Nimoni me gjithë qenien e tij iu përkushtua dhe bashkëngjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë. Ai ishte deputet shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend”, shkruhet në komunikatë.

“Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruhet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme