Isa Mustafa përkujton Fehmi Aganin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Në 21 vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës Fehmi Agani, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton figurën emblematike tëLDK-së.

Njoftimi i plotë:

“Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kujton intelektualin, vizionarin dhe burështetasin e madh të Kosovës, që jetën ia kushtoi lëvizjes për liri dhe pavarësi. Agani ishte figura emblematike e LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai i takonte plejadës së politikanëve që në kohët e vështira nën regjimin serb, e kishin të qartë rrugëtimin e tyre politik, në shtetformimin e Kosovës.

Vrasja e tij nuk ishte e rastësishme ngase veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale ishte halë në sy për pushtuesin serb.

Njerëzit si Fehmi Agani, ndoshta ikin shpejt por veprat që lënë pas mbeten udhërrëfyes për brëza të tërë.

Ashtu siç thoshte Presidenti Rugova: “Kosova ndihet krenare me profesor Aganin, me veprën dhe figurën e tij”, ashtu ndihemi edhe ne për personalitetin e jashtëzakonshëm, të Fehmi Aganit. Vepra e tij është trashëgimi dhe vlerë e pakontestueshme e Kosovës dhe LDK-së në veçanti.

Rruga intelektuale dhe politike e nisur nga Agani mbetet misioni ynë për t’i kultivuar vlerat demokratike dhe shtetformuese.

Lavdi për jetë, intelektualit të madh, Fehmi Agani!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme