Isa Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Binak Kastratit

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjekut të njohur Binak Kastrati.

“Sot pranova lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë prof. dr. Binak Kastrati, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë. Ai u angazhua tërë jetën për ndërtimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit të gjeneratave të reja të mjekëve në vendin tone”, thuhet në telegramin e ngushëllimin të Mustafës.

“Dr. Kastrati dha kontribut të pafund në institucionet shëndetësore para dhe gjatë viteve të 90-ta dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para demokratike të vitit 1992. Dr. Kastrati ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve shqiptar gjatë periudhës 1990-1999 ku ishte aktiv në sensibilizimin e çështjes shqiptare duke përfaqësuar Kosovën në Evropë dhe më gjerë”.

“Dr. Kastratin do e kujtojmë gjithnjë si mjek, humanist, atdhetar dhe profesor i shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme