Ish-aktivisti i plagosur i VV-së porosit Kurtin: Mos i tradhto sakrificat e mijëra aktivistëve

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Naim Ramizi, një ish-aktivist i Vetëvendosjes, i plagosur në protestën e 10 shkurtit 2007, ia ka dhënë bluzën e gjakosur liderit të VV-së, tani kryeministër, Albin Kurti. Ai e ka porositur Kurtin që “të mos tradhtojë” sakrificat e mijëra aktivistëve që ia mundësuan të bëhet kryeministër

Sot janë bërë 13 vjet nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007, ku nga plumbat e pjesëtarëve rumunë të UNMIK-ut u vranë dy protestues të Vetëvendosjes dhe u plagosen shumë të tjerë, raporton Ekonomia Online.

Naim Ramizi, njëri nga aktivistët e atëhershëm që kishte mbetur i plagosur nga plumbi gomë, i ka dhënë bluzën me të cilën protestoi atë ditë, kryeministrit Albin Kurti.

Ai tregoi për Ekonomia Online se këtë e ka bërë për t’ia përkujtuar Kurtit sakrificën e tij dhe të mijëra aktivistëve të VV-së që ia mundësuan të bëhet kryeministër.

“Është  një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur. Maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministrit për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, tha Ramizi.

“Bashkangjitur më maicë ia thashë dy fjalë të cilat Moni dhe Arbeni na kanë porositur që mos me tradhtu edhe mos me u shit. Të njëjtat fjalë ia thashë Kurtit: “Mos tradhto, dhe mos u shit’”, tha ai.

Këto deklarata ish-aktivisti i VV-së i bëri gjatë homazheve te Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Të ngjashme