Ish-aktivisti i VV-së e quan Kurtin tradhtar: Na ka tradhtuar, por nuk e duam të vdekur

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 15:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes Naim Ramizi, përmes një aksioni simbolik para ndërtesë së Qeverisë ka thënë se nuk e duan të vdekur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.

Ai më pas ka shtuar se Kurti e ka shkelur sovranitetin  e vendit duke pranuar 1000 teste për Coronavirus nga Serbia.

Kurtin ai e ka quajtur tradhtar, duke shtuar se nuk ka probleme personale me të, por me veprimet e tij.

“Me këtë rast kam dashur t’i them kryeministrit se nuk e duam të vdekur dhe nuk kemi asgjë me qenien e tij, por me të bëmat dhe pa bëmat e tij”.

“Asnjëherë nuk do të dëshirojë vdekjen e tij. Shumica e aksioneve të Vetëvendosjes janë të kopjuara. Unë jam aktivisti dikur i Vetëvendosjes dhe kam rrugëtuar me Albinin”.

“Në fillim të mandatit të tij unë i kisha dhuruar bluzën time me thënien ‘Mos tradhto dhe mos u shit'”. 

“Unë isha plagosur përballë protestave ndërsa Albin Kurti qëndronte përballë kordonit të policisë e cila na merrte në shenjë dhe na vriste”.

“Albin Kurti na ka tradhtuar kur ka pranuar 1000 teste nga Serbia dhe kur ka lejuar Serbinë me shkel sovranitetin territorial të Kosovës. Nuk kam asgjë me qenien e tij po me të bëmat dhe pa bëmat e tij”.

Në seancën e 3 marsit, ku diskutohej për taksën 100 për qind, ndaj mallrave serbe, disa aktivistë të AAK-së, i kanë vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë, që simbolizonte “varrosjen e premtimeve” të tij.

Në një emision televiziv, kryeministri në detyrë ka kritikuar këtë aksion, i cili sipas tij është i kopjuar nga mafiozi Pablo Eskobar dhe, sipas tij, me të kërcënohet jeta e tij.

“Ma sollën arkivolin aty, arkivoli nuk kishte asgjë brenda, pra pritej të futej dikush… Unë nuk e kontestoj fare për nga skajshmëria apo radikalizmi i tij, por nuk është origjinal, është bërë më herët nga Pablo Escobar në Kolumbi, kur dëshironte t’i frikësonte gjyqtarët ua çonte një arkivol të zbrazët te shtëpia”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme