Ish-aktivisti politik në Kosovë: Rekord të rasteve, ju lumtë qeveria e masave pa tru

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtar në Zvicër, përmes një postimi të tij në Facebook ka komentuar situatën epidemiologjike në vend, duke e quajtur qeverinë Kurti me masa pa tru.

Tutje ai ka shkruar se kryeministër nuk duhet të jetë njeri të cilit nuk i jeton familja në Kosovë.

“Kur thoja se kryeminister nuk duhet te jete nje njeri te cilit nuk i jeton familja ne Kosove, nuk e kisha per asgje tjeter, pos per faktin se atij palla nuk i han per shtet as qytetar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Per 7 dite 97 te vdekur nga Covidi. Rekordi boterore per koke te banorit. Ju lumte qeveria e masave pa tru, vetem vazhdoni e levderone njeri tjetrin dhe heqjani kapelen. Kaq shume shqiptar per nje jave nuk ka vrare as Millosheviqi gjate pushtimit.
Kur thoja se kryeminister nuk duhet te jete nje njeri te cilit nuk i jeton familja ne Kosove, nuk e kisha per asgje tjeter, pos per faktin se atij palla nuk i han per shtet as qytetar.
Familja e kryeministrit te masave pa tru e zevendeskryeministres Schwarz jetojne ne Norvegji e Gjermani ku vakcinat merren pa termin dhe imuniteti thuaja se eshte arrite, ndersa Kosova ende nuk e ka blere asnje vakcine dhe nuk jane vakcinuar as 15% e popullsise, me vakcina te falura.

Të ngjashme