Ish-bashkëshortja e Ivanoviqit s’pranon të flasë në seancë: Jam ftuar si dëshmitare, jo si palë e dëmtuar

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq, tha se në seancën e radhës është thirrur si dëshmitare e rastit e jo si palë e dëmtuar, raporton Ekonomia Online.

Ivanoviq tha se veç kur erdhi në seancë e kuptoi se është palë e dëmtuar, e që sipas saj, kjo e bënë të jetë e papërgatitur për fjalën hyrëse.

“Së pari të ju sqaroj situatën unë e kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem në cilësinë e dëshmitares dhe jam e pa përgatitur dhe tani e morra vesh se jam e ftuar si e dëmtuar, dhe jam e papërgatitur dhe kjo për mu është dicka që nuk kam qenë e udhëzuar dhe nuk e kam kuptuar”.

Mirëpo Gjyqtari Valon Kurtaj tha se e kanë për obligim ta procedojnë rastin para, raporton EO.

“Ju do të përgatitemi për fjalën hyrëse seancën e radhës dhe nëse nuk jeni e gatshme për nesër ose e caktojmë datën tjetër dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të procedurës”.

Avokati Tome Gashi tha se Ivanoviq është dashtë të lajmërohet se fjala hyrëse e saj nuk është provë.

Avokatja e Silvana Arsoviq, Jovana Filipoviq tha se Arsoviq nuk ka qenë asnjëherë anëtarë e grupit kriminal.

“Përkundër kësaj së pari do e paraqitja një vërejtje në punën e Gjykatës, mos dorëzimin e proces verbalit në gjuhën serbe përkundër kësaj e kam parashtruar të njëjtën kërkesë, ndërsa sa i përket aktakuzës prokuroria speciale cek se Silvana pjesë e grupit kriminal pa asnjë provë”.

“Gjatë procedurës janë dëgjuar 73 dëshmitar dhe 4 anonim as një person i dëgjuar nuk e ka vërtetuar që ekziston çfarëdo lidhje e Silvanës me personat nga aktakuza që janë të akuzuar”.

Avokati i Rade Basare, Tomë Gashi tha se fjala hyrëse nuk paraqet asnjë provë, raporton EO.

“Fjala hyrëse nuk paraqet kurrfarë prove dhe ne nuk mund të paraqesim prova të reja gjatë fjalës hyrëse, ne nuk kemi faj që Kuvendi i Kosovës kur e ka nxjerr kodin e procedurës penale e kanë paraparë këtë pjesë të gjykimeve si fjalë hyrëse”.

Prokurori i rastit, Burim Qerkini tha se kushtet ekzistojnë që të akuzuarit qëndrojnë në paraburgim derisa tha se kundërshtojnë kërkesën e avokatëve mbrojtës për arrest shtëpiak.

“Kushtet ekzistojnë që të akuzuarit të qëndrojnë në paraburgim me arsyetimin e Gjykatës sepse ka rrezik të organizohet zhvillimi i procedurës penale”.

Ndërsa Gjyqtari Valon Kurtaj tha se do të shqyrtohen kërkesat.

“Si trup do t’i shqyrtojmë këto kërkesa dhe do të vijmë me një vendim të posaçëm”.

Me 30 gusht, 1 shtator, 14 dhe 17 shtator në ora 09:30 do të dëshmojnë dëshmitarët në lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme