Ish-deputetja e PDK-së: A ka ndonjë vend në botë qe kisha ia zë frymën një komune

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sfete Haderxhonaj, ka reaguar lidhur me pengimin e ndërtimit të rrugës, afër Manastirit të Deçanit.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pengesat që po bëhen nga Manastiri për ndërtimin e rrugës janë të pakuptueshme dhe të tepruara.

Postimi i plotë i saj:

A ka ndonjë vend në botë që kisha ndalon lirinë e lëvizjes…

A ka ndonjë vend në botë që kisha pengon perspektiven e komunes ku ajo ndodhet…

A ka ndonjë vend në botë qe kisha ia zë frymën një komune…

A ka ndodhë në ndonjë vend që kisha te uzurpoj fabriken, hotelin, te pengoj turizmin…

Këtë e bënë vetëm Manastiri i Deçanit.

Deri kur bre politikë me objekte fetare….

Ky vend i bukur është bëre ugurzezi per një Komunë, kur të donë ata njerëz brenda saj, pa kurrfarë arsye pengojnë çdo iniciativë për të miren e komunës.

Nga gjithë  Kosova vijnë njerëz te uji i thartë (thonë se është sherues) e nuk lejojnë të ndërtohet të paktën një ulëse për njerëzit në nevojë.

Me vite e shekuj rruga që lidhë fshatrat me bjeshkët e tyre pengohet të asfaltohet. Rrugen ka ecin ata vet kanë leju me u asfalltu rruga në të cilën levizin  qytetarët për në bjeshkët e tyre, që me shumë vështirësi po mbijetojnë nuk lejojne të asfalltohet.

Me vite të tëra pengohen qytetarët e komunës të ndertojnë në pronat e tyre aty afër.

Çka të donë ata ndërtojnë, a kanë kërku more ndonje leje diku me ndertu, nëse ky manastir është i mbrojtur si guxojne ata të ndërtojnë ia kanë humb edhe pamjen që kishte me shekuj ky objekt.

Janë bërë të teperta këto manevrime të manastirit me Serbinë.

Ndaluni më, se është tepru.

A ka ndonjë vend në botë që kisha ndalon lirinë e lëvizjes…A ka ndonjë vend në botë që kisha pengon perspektiven e…

Gepostet von Safete Hadergjonaj am Sonntag, 16. August 2020

Të ngjashme