Ish- drejtori i Infektivës: Rastet e pakta me Covid-19, shpresë që vendi të lirohet

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka folur rreth mundësisë që të ketë lehtësim të masave kundër COVID-19.

Ramadani në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova tha se pas rënies së rasteve pozitive dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, vendi ynë mund të mendojë lehtësimin e masave.

Ai tha se masat e vendosura kanë dhënë efektin e vet duke lokalizuar virusin.

“Mund të them me përgjegjësi profesionale se masat e vendosura kanë dhënë efektin e vet duke e lokalizuar infeksionin”.

“Meqenëse ne kemi zvogëlim të rasteve rapide në shifrat që i cekëm, atëherë është një shenjë dhe një shpresë që vendi ynë gjatë ditëve në vazhdim mund të mendoj ashtu edhe sikur vendet e tjera të rajonit apo edhe përëndimore, të mendoj për lehtësimin e masave e asaj që quhet “ora policore” por edhe lehtësimin e masave për lokale”.

“Është fat i madh sikur që edhe e përmendet ju, vendi ynë Kosova ditëve të kaluara ka shënuar rënie rapide të rasteve të pacientëve që janë të infektuar me COVID-19. Ajo çka është akoma më e rëndësishme numri i rasteve me vdekshmëri gjatë dy ditëve të kaluar ka qenë zero”.

“Rënia e numrit të madh të rasteve në 40, 30,20, është një shenjë që situatën e kemi në përmirësim të situatës epidemiologjike”.

Të ngjashme