Ish-gjyqtari i EULEX: Misioni i BE-së në Kosovë, ishte i njëanshëm për çështjet e luftëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Malcom Simmons, ish-drejtues i misionit evropian të ligjit në Kosovë (EULEX), ka akuzuar këtë të fundit se në lidhje me çështjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi ka vepruar sipas influencave politike.

Në pritje të Parlamentit të Kosovës për të caktuar seancën e dëgjimit të pretendimeve të tij kundër EULEX, Simmons foli me Exit News duke treguar se Charles Smith, ish-kryetar i asemblesë së gjykatësve të EULEX, bazonte vendimet e tij në opinione politike.

Në një email që është parë nga Exit News, Smith i kërkon Simmons që çështja kundër ish-komandantit të UÇK, të kthyer në politikan, Fatmir Limaj – e njohur gjithashtu si “Kleçka”– të përgatitet për gjyq “së më shpejt që është e mundur.”

Në email-in e dërguar në janar 2013, Smith deklaron se kërkesa vjen për një numër arsyesh, “kryesisht politike.”Reklamë

“Shpresoj që ju të merrni shpejt këtë çështje dhe gjithashtu ta zhvilloni sa më shpejt,” shkruan ai.

EULEX ka dorëzuar padinë për çështjen Kleçka në vitin 2011 dhe gjyqi i saj ka nisur në janar 2012, duke u mbeshtetur kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve si Agim Zogaj, i cili ka kryer vetëvrasje teksa ishte nën ndalimin për arsye mbrojtjeje, nga EULEX në Gjermani.

Pasi Limaj i çlirua nga akuzat në 2012, Gjykata e Lartë e Kosovës urdhëroi rigjykimin e Limaj dhe ai u dërgua në paraburgim.

Fatmir Limaj dhe nëntë të ndaluarit e tjerë (ish-luftëtarë të UÇK) janë të akuzuar për krime lufte, tortura të të burgosurve serbë e shqiptarë në pikën e burgimit Kleçka, gjatë vitit 1999.

Çështja u mbyll në 2017 kur gjykata e lartë e Kosovës çliroi Limaj nga akuzat e krimeve të luftës.

EULEX nga ana e tij thotë se gjykatësit e prokurorët e vet janë auto0nomë e të pavarur, që kryejnë procedura e gjykime bazuar vetëm te ligji.

Në lidhje me pretendimet e Simmons, i cili quan EULEX “të njëanshëm dhe të painteresuar te provat,” misioni thotë se Malcolm Simmons “ka refuzuar të bashkëpunojnë me grupet e hetimit që u krijuan për të hetuar shkeljet e pretenduara prej tij”.

“Kur iu dha mundësi të thelloheshim në pretendimet e avancuara prej tij, zoti Simmons nuk i dha grupeve të hetimit provat për të mbështetur akuzat,” thuhet në një përgjigje të shkruar të EULEX.

Por Simmons thotë se proceset disiplinore brenda EULEX ishin një “farsë.”

“Ky proces kishte si qëllim vetëm krijimin e aparencave se ishte një organ i besueshëm e legjitim”, thotë Simmons për Exit News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme