Ish-inspektori i AKI-së: Në veri kemi kthim në vitet 2011-2012, ka më pak sovranitet

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-inspektori i përgjithshëm në Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI), Shkelzen Sopjani ka thënë se ditëve të sotme duket se Kosova ka më pak sovranitet në Veri të Mitrovicës dhe se një gjë e tillë, i kujton vitet 2011-2012.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se zhvillimet e së martës në Veri të vendit nuk ishin befasueshme por të pritshme, duke pasur parasysh fazat e dialogut Kosovë-Serbi dhe asaj çfarë u prezantua në Beograd dhe Prishtinë.

“Ka qenë e pritshme duke marrur parasysh edhe fazën në të cilën po hyn dialogu Kosovë-Serbi dhe çka u prezantua sot”, ka thënë Sopjani.

Krahas kësaj, ai ka thënë se nga ana e Kosovës, janë bërë edhe disa gabime taktike.

“Veprimet të cilat janë duke u bërë në Veri janë në shërbim të vet Serbisë për formalizim apo penalizim të marrëveshjes dhe dialogut me Kosovën. A kemi bo problem taktike në këtë aspekt, po, kemi bërë disa gabime taktike, jo mirë të planifikuara dhe aspak strategjike sepse kemi vepruar pa ditë ku po përfundojmë… Sot nuk është se kemi sovranitet në Veri, kemi më pak se sa kem pas, e kemi një rikthim të viteve 2011-2012, pak a shumë aty jem. Është KFOR-i dhe EULEX-i, EULEX-I kryesisht shihet në Veri, nuk është se sheh policë të Kosovës”, ka deklaruar Sopjani.

Ndërkaq, ai rithekson se nuk kemi të bëjmë vetëm me banda kriminale apo pjesëtar të krimit të organizuar, por me pjesë të strukturave të organizuara serbe dhe ruse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme