Ish-kryeministri Rexhepi varroset me ceremoni shtetërore

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 11:00 | Nga

Në mëngjesin e sotëm ish-kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, ku prej muajsh ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru.

Menjëherë pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit, burime të “Zeri.info”, brenda Qeverisë, bëjnë me dije se Rexhepi do të varrohet me ceremoni shtetërore, ndonëse ende nuk dihet se kur do të sillet në Kosovë trupi i tij i pajetë.

Ambasada e Kosovës në Turqi është duke i zhvilluar procedurat e nevojshme për kthimin e trupit të pajetë të Rexhepit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme