Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se kërkoi para e dhurata në këmbim të lejeve për ndërtime në Brezovicë

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, po dyshohet të ketë marrë para dhe dhurata me qëllim që të jepte leje ndërtimore të kundërligjshme në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe dytë të vikend zonës në Brazovicë.

Siç njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi se ai ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje, në njoftimin thuhet se gjatë bastisjes së djeshme, në shtëpinë e Nikolliqit është gjetur edhe armë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme