Ish-mafiozi shqiptar në ShBA thotë se ka ardhur në Kosovë për të bërë biznes

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 12:47 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vizitës për herë të parë në Kosovë, të ish-pjesëtari i familjes mafioze italiane në Amerikë, “Gambino”, John Alite, me prejardhje shqiptare, ka mbajtur konferencë për medie ku ka thënë se është penduar që ka qenë pjesë e mafias italiane në Amerikë.

Ai bëri të ditur se ka ardhur në Kosovë për të vizituar vendin dhe për të bërë biznes, për t’iu ndihmuar qytetarëve e jo për t’u sjellë atyre gjëra negative, raporton Ekonomia Online.

Alite deklaroi se gjyshërit e tij e kanë rritur me identitet shqiptar, dhe nuk ka mundur t’ua tregojë fëmijëve të tij Kosovën e Shqipërinë pasi ka qenë në burg deri në vitin 2017.

“Kam shumë respekt për këtë vend. I ftuar nga Edi Lushi ka ardhur për arsye se është territor shqiptar dhe lidhja shpirtërore në Kosovë, dhe në Kosovë janë nacionalistët më të mëdhenj. Gjyshërit më kanë rritur me identitet të fortë shqiptar, kam qenë në burg për shume vite dhe s’kam mundur të ua tregojë fëmijëve këtë vend”.

“Dikur kam qenë i involvuar në mafinw italiane. Arsyeja që jam në Kosovë është që kam ftesë për të vizituar këtë vend dhe për të bërë biznes Amerikë-Kosovë, jo për të sjell gjëra të këqija por për të ndihmuar qytetarët përmes ndonjë biznesi”.

Alite tha se ka hequr dorë nga aktivitetet e mafias por po të kishte këtë njohje me shqiptarët, mafia atje do të ishte më ndryshe.

“Kam qenë  një nga gangsterët me aktiv ka qenë pjesë e kapove më të mëdha. Po ta kish pasur këtë njohje me shqiptarët mafia atje do të ishte ndryshe, sot nuk merrem më me këto, nuk jam më gangster”.

“Mafia italiane është më e forta në Amerikë. Në vitet 80 me më së shumti para ka qenë familja ‘Gambino’, unë kam punuar për shefin e familjes. në vitin 2017 dal nga burgu.  Ka shkruar një libër për të iu treguar amerikanëve se cila është e vërteta. Ka pasur kërcënime që ka qenë shqiptar”.

“Ai dëshiron me nda me të tjerët se si është mafia italiane. Alite është gangsteri më i njohur në Neë York. Libri i parë krijoi kontraversitet dhe e bëri librin e dytë ‘kohët e errëta’, për të tregua se si kam ardhur, si jam rritur e shkolluar”.

Regjisori Andi Deliano regjisor nga Shqipëria, foli për mafian italiane në Amerikë ku tha se Alite nuk i tradhtoi madian por ata e tradhtuan Alite.  Sipas Delianos, Alite ka bashkëpunuar me FBI-në vetëm për krimet në te cilat ka marrë pjesë vet.

“Nuk është e vërtetë që Alite ka lëshuar italianet, i ka mbajtur italianet. Ata e kanë tradhtuar Aliten. Ai ka folur për FBI-në vetëm për krimet që ka bërë vet. Nuk ka treguar për ata, ka folur për vetën. Unë dhe fëmijët e mi i duam italianët, por ne po flasim për organizatat pjesë e të cilave isha edhe unë. Ata nuk përfaqësojnë kombin italian i cili është i madh dhe me kulturë”.

“Nëse më shihni pa rrobe do shihni që kam shenja plumbash thikash e kam bërë në emër të punës por kjo është e kaluara, nëse flasim sot nuk do ta doja atë për fëmijët e mi dhe të tjerët”.

Ish-mafiozi shqiptar tha se të tjerët nuk duhet të veprojnë si ai por të ndjekin rrugën e shqiptarëve të suksesshëm.

“Nuk duhet me humb jetën ashtu, duhet ti shikojmë shqiptarët e tjerë që punojnë. Duhet me qenë biznesmenë të mençur që punojnë shumë dhe ecin përpara”.

Në konferencë u tha se tha se familja Gambino ekziston ende por drejtohet nga një person tjetër. Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare John Alites ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në ShBA.

Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, si: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve.

Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.

Lexo më shumë:

Të ngjashme