Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar Merdarë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë është parë se ka ndërruar targat e veturës, kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave.

Rikallo sot ka hyrë në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar Merdarë, raporton Telegrafi.

Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.

Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.

Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët protestuan gjatë gjithë ditës së hënë duke kundërshtuar këtë vendim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme