Ish-ministri Vitia: Pranimi i testeve nga Serbia ka qenë akt sovran dhe i duhur

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje për mënyrën e pranimit të 1000 testeve nga Serbia. Vitia ka thënë se ambasadorit italian në Kosovë, i kishte thënë që në kuadër të bashkëpunimit është mirë të ketë diskutime edhe me ministrin serb, raporton Ekonomia Online.

Ai më pas ka thënë se kanë diskutuar mi ministrin serb, ku është interesuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në muajin prill kam marr ftesë nga ambasadori italian të cilët më kanë njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit është mirë që të kemi kontakt me ministrin e shëndetësisë së Serbisë,  që do të ndërmjetësohet nga KFOR-i, dhe është caktuar data 15 prill për një takim të tillë. Në këtë konferencë ka qenë temë pandemia, dhe ka qenë interesimi jonë për gjendjen e popullatës sonë në Serbi.  Ministri serb e ka prezantuar situatën në Luginë, Bujanovc e Preshevë dhe pas kësaj ne kemi kërkuar që njësoj sikur ne që nuk kemi penguar ndihmat eventuale që i ka sjellë pala tjetër për qytetarët serb të mos ketë asnjë pengesë për ndihmat konkrete ne Luginë, Preshevë e Bujanovc, dhe gjatë kësaj kohe ministri shëndetësisë serb ka konfirmuar se 1000 teste do ti sjellë në Kosovë, dhe këto teste nuk vinë me karakterin etnik por do të shkojnë më IKSHPK. Pranimi i testeve ka qenë akt sovran dhe vendim i duhur”, ka thënë Vitia, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Vitia, ka thënë se Qendra e Studentëve ka plotësuar kriteret më mirë se çdo vend tjetër, si dhe ka qenë afër Klinikës Universitare, dhe për atë arsye është shpallur qendër karantine, ka  thënë Vitia.

Vitia ka folur edhe për pranimin e 1000 testeve nga Serbia. Ai ka thënë se këto teste nuk kanë ardhur me karakterin etnik në vend, por për tu dorëzuar në IKSHPK.

Pranimi i testeve ka qenë akt sovran dhe i duhur.

“Qeveria ka marr vendim që të shpallet qendra e studentëve si qendër karantine. Në muajin shkurt IKSHPK-ja, ka bërë një plan të gatishmërisë se si duhet të përgatitemi dhe njëra nga masat ka qenë karantina”, ka thënë ai.

Të ngjashme