Ish-presidentja Jahjaga: Gratë dhe vajzat po durojnë padrejtësi, nuk kanë besim në institucione

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 11:06 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni i saj në bashkëpunim me GIZ-in, tha se një sistem i mirëfilltë i drejtësisë është shtylla kryesore e një shteti funksional, e i cili do të mundësonte mbrojtjen e grave nga dhuna familjare, por edhe abuzimi seksual, raporton Ekonomia Online.

 “Nder i madh të jem në mesin tuaj për një qasje te rëndësishëm një sistem i mirëfilltë i drejtësisë shtyllë kryesore e shtetit funksional sistemi i drejtësisë ofron shërbime falëse ne duhet të sigurohemi qe kanë informata për gjithë qytetarët kurdo që kanë nevojë e rëndë që gratë e vajzat të kenë e informata”, tha ajo.

Ish- presidentja, theksoi se ende ka gra e vajza që durojnë padrejtësi.

“Fatkeqësisht ka që durojnë padrejtësi pasi s’dinë çfarë të bëjnë s’mund të marrin masa për të siguruar drejtësi. Ka raste të dhunës në familje e seksuale që nuk raportohen. Fatkeqësisht kemi edhe raste me fatalitet, çdo rast i tillë i papranueshëm edhe një rast i vetëm është i tepërt. “, u shpreh ajo.

Më tej, Jahjaga theksoi se duhet të ketë një bashkëpunim ndërinstitucional që sistemi i drejtësisë të funksionojë si duhet.

“Përveç garantimit të qasjes në drejtësi duhet te sigurimi të funksionojnë si duhet, te kemi bashkëpunim. Shembull më herët përmenda dhunën në familjen, kanë nevojë për shërbime shëndetësore e siguri e na duhet të kemi bashkëpunim me mjek polici. Ato kanë përjetuar shumë, nuk guxojmë te lejojmë mos funksionim të zinxhirit, e ato të heqin dorë’, tha ajo.

Ajo në fund bëri thirrje që të ndajnë informatat që kanë te ato gra që nuk kanë njohuri, e të shpëtojnë jetë.

“Thirrje të gjithëve për shërbim dhe qasje në drejtësi, ndani informatat me te gjithë që njihni shumë persona mund të kenë nevojë për këto informata. Këto informata shpëtojnë jetë. Shpërndani sidomos te gratë që mund të mos kenë qasje e as dijeni, inkurajoni t’i shfrytëzojnë këto të drejta. Të kemi qasje të barabartë e të kemi një jetë më të mirë“, përfundoi ish-presidentja.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Studime Gjinore, tha se raportimi i grave për dhunë në familje është shumë i vogël.

“Dëshirojmë që ta rritim raportimin e dhunës ndaj grave që është shumë i ulët në Kosovë. Cka kemi vërejt është që norma është shumë e lartë, pranueshmëria e dhunës në Kosovë është mbi 80 për qind e qytetarëve të Kosovës, mendojnë që një shuplakë në fytyrë nuk është asgjë në fytyrën  e një gruaje”, tha ajo.

“Prej vitit 2009 deri në këtë vit kemi më së shumti mbi 1300 raste. Në 2009 kemi 900 raste. E shohim që në Kosovë që një komunitet nuk reagon në rastet e dhunës. Institucionet e Kosovës e pranojnë dhunën si diçka private, edhe pse kjo ka ndryshuar me punnë e aktivisteve e organizatave, që dhuna të jetë vepër penale”, shtoi ajo.

Iliriana Islami, ish-gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës foli për rolin e drejtësisë tranzicionale.

“Diskutojmë për një çështje mjaft të ndjeshme. Aktorët politik të cilët në një mënyrë bëjnë pranimin e krimeve konsiderohet si drejtësi tranzicionale dhe zakonisht masat konkrete të cilat merren në këtë qasje në drejtësi konsiderohet historia, memoriale të ndryshme, krijimi i komisioneve të së vërtetës”, tha ajo,

Një gjë e veçantë, sipas saj, është komentimi i këtyre viktimave, raporton EO.

“E rëndësishme qasja në drejtësi për të gjithë. Kjo nënkupton të krijohen panele të veçanta, tribunale të veçanta, të cilat trajtojnë vetëm krimet e luftës”.

Ndërsa, Korab Sejdiu, avokat, tha se çështja e barazisë gjinore është një betejë që ende askush nuk e ka fituar.

“Vullneti i të gjithë neve në sistemin e drejtësisë është mos të qëndrojmë si spektator por të japim kontribut. Secili prej nesh e kemi obligim të kontribuojmë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë”, theksoi Sejdiu.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – GIZ-i dhe Fondacioni Jahjaga organizojnë debatin me temën “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 9. Oktober 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme