Ish-presidentja Jahjaga viziton shoqatën Down Syndrome Kosova

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të hënën Shoqaten Down Syndrome Kosova prej ku ka thënë se pati rastin të njoftohet me punën që është bërë gjatë këtij viti sfidues me Covid-19, raporton EO.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Syndromës Down pata rastin që të vij të vizitojë, të vizitojë ekipin e jashtëzakonshëm të Doën Syndrom Kosovës që në plotë këto 10 vite të një pune, të një aktivizmi të përbashkët për të luftuar për një kauzë, për ngritjen e vetëdijës për të gjithë të prekurit me Syndromën Doën në Kosovë. Pata rastin që nga ana e ekipit të ndëgjojë për një punë që kanë bërë jo vetëm për brenda këtyre viteve me radhë që nga koha e themelimit të kësaj qendre por veçanërsiht brenda këtij viti që ka qenë një vit sfidues për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe në nivel glob në rastin e Covid-19” është shprehur ajo.

Poashtu ajo ka thënë se gjithmon ka bërë thirrje për përkrahje të kësaj kategorie në mënyrë që t’u ofrohen shërbime të mira të garantuara me ligj.

“Por tu ju falenderu punës së Sebit dhe ekipi kanë mundur që të vazhdojnë punën dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve ndaj të gjithë të prekurve me Syndrom Doën. Unë gjithmon duke qenë si një avokuese e fuqishme kam bërë thirrje jo vetëm institucioneve por të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe njerëzve të mirë që të përkrahin këtë kauzë dhe të përkrahin të gjithë këta njerëz që merren me këtë kauzë në mënyrë që të ofrojmë shërbimet më të mira dhe këto shërbime që janë të garantuar me ligj dhe që duhet të jenë të garantuara ndaj të gjithë atyre që janë të prekur” ka shtuar ajo.

Kurse Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri ka thënë se Jahjaga ka qenë tash e 10 vite zë i fuqishëm i kauzave të tyre.

“Përveç sot theksoj që zonja Atifete Jahjaga është një ambasadore apo zë i fuqishëm i kauzës sonë që tash e 10 vite ne në çdo aktivitet e iniciativë tonën e kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mbështetjen e saj” është shprehur ajo.

Të ngjashme