Ish – sekretarja Albright arrin në Kosovë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-sekretarja amerikane, Madeline Albright ka mbërritur në Prishtinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ish- presidentja Atifete Jahjaga, e cila e ka vlerësuar lart angazhimin e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit, shkruan EkonomiaOnline.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.

Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në fcb.

Të ngjashme