Ish-ushtari anglez rrëfehet në T7, tregon për kontributin në çlirimin e Kosovës

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës, i dha fund luftës në Kosovë.

Ish-ushtari anglez rrëfehet në T7, tregon për kontributin në çlirimin e Kosovës

Në mesin e atyre që ndihmuan në çlirimin e vendit ishte anglezi James Paul Watson.

Ndonëse kanë kaluar 2 dekada që nga ajo ditë, Watson e mban mend gëzimin që i kaploi kosovarët.

Britaniku qëndroi në Kosovë deri kah fundi i tetorit të vitit 1999, por gjatë gjithë këtyre muajve ishte i mahnitur nga mikpritja e kosovarëve.

Madje ai ka në plan që të rikthehet për vizitë, pas tejkalimit të krizës së COVID 19.

Gjithashtu ai shprehet i lumtur me faktin se ende merr mesazhe falënderimi nëpër rrjete sociale.

Watson është pensionuar para kohe nga ushtria angleze për shkak të një lëndimi që kishte marrë në Afganistan, ndërsa tani është një politikan lokal në Mançester.

Të ngjashme