Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale, thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Abdullah Prapashtica, ka njoftuar se të premtën ka marrë ftesë nga ana e Gjykatës Speciale që të paraqitet si dëshmitar në Hagë.

Por, Prapashtica tha se nuk do t’i përgjigjet ftesës nga kjo gjykatë.

Kjo për shkak se siç thotë ai kjo Specialja ka qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve.

“E njoftoi Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së dhe opinionin në tërësi se sot me 27 gusht 2021 ne ora 10 në banesën time në Gjermani me vizitoi Policia Gjermane me një kërkesë nga Gjykata Speciale e Bashkimit Evropian kundër UÇK-së në Hagë, të cilët me prezantuan një shkresë ku kërkohej nga unë që të i paraqitem Gjykatës Speciale e Bashkimit Evropian kundër UÇK-së si “Dëshmitar vullnetar“ në një seancë dëgjimore!”.

“Po ju njoftoi se përgjigja ime ishte e shkurt dhe konkrete: Nuk pranoi vullnetarisht të jam dëshmitar i kësaj gjykate kundër UÇK-ës dhe kundër asnjë pjesëtari të UÇK-ës as njëherë. Nuk kam bë as një krim, nuk jam dëshmitar i as një krimi të të tjerëve! UÇK-ja nuk ka krye as një krim! Kjo është dëshmia ime publike, andaj nga unë mos pritini as gjë tjetër!”.

Të ngjashme