Ishte duke e kaluar rrugën, motoçikleta godet këmbësoren në Rahovec dhe i shkakton lëndime të rënda

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësore, e cila ishte duke e kaluar rrugën.

E njëjta ka thyer këmbën e djathtë dhe ka marrë disa lëndime në kokë. Ajo është dërguar për trajtim në QKUK.

Lëndime ka marrë edhe drejtuesi i motoçikletës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur vozitesi ka qene duke e  drejtuar motoçikletën pa targa te regjistrimit, i cili duke qarkulluar ne Rr.”Bekim Isma”  dhe duke mos e përshatë shpejtësinë e lëvizjes dhe mos respektimi i këmbësores, e ka goditur viktimën – këmbësoren e cila ne momentin kritik kishte qene duke e kaluar rrugën.

Si pasoje e këtij aksidenti, kembesorja ka pësuar lëndime trupore, fillimisht është dërguar ne QKMF ne Rahovec, e me pas me auto ambulant është dërguar ne spitalin rajonal “Isa Grezda” ne Gjakovë,e pas një kontrolle mjekësore, e lënduar ka rezultuar me frakturë ne këmbën e djathtë si dhe disa lëndime ne koke, ku me pas është dërguar ne QKUK – Prishtine për tretman me te gjere mjekësore, e po ashtu edhe i dyshuari kishte pësuar lëndime trupore ku kishte kërkuar tretman mjekësore ne QKMF ne Rahovec, e me pas ishte liruar për ne shtëpi”, ka thënë Xhurkaj.

Të ngjashme