Ishte duke ndejtur në shtëpi, gruas nga Mitrovica i hyjnë hajnat, i kërkojnë para dhe e rrahin

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Mitrovicë ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, dy persona tyë maskuar i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe duke e kanosur e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar para.

Sipas Policisë, si pasojë e sulmit ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rr. Qeta e Minatorëve, Mitrovicë  25.08.2022 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se gjersa ajo ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe duke kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën kanë kërkuar nga ajo paratë. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme