Islami për aksionin “Brezovica”: Është thyer miti se “të paprekshmit” s’mund të arrestohen

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 13:20 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia dhe gjykatat e kanë thyer mitin se “të paprekshmit” nuk mund të arrestohen, i ka thënë Ekonomia Online, njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Avni Islami.

Ai duke komentuar aksionin e fundit të njohur si “Brezovica”, ku u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shtoi se aksione të tilla që kanë synim parandalimin e krimit dhe korrupsionit janë të mirëpritura.

“Pra këto aksione janë duke vazhduar dhe mendojë që Prokuroria dhe Gjykata me asistimin  e Policisë së Kosovës janë duke bërë një punë të mirë dhe besojë që është thyer miti që të paprekshmit qoftë politikan apo biznesmenë të mëdhenj nuk mund të arrestohen ose nuk mund të përfundojnë në pranga”.

“Jemi dëshmitarë që vitin që lamë, pas por edhe këtë vit kemi pa ndërmarrjen e disa aksioneve të policisë të cilat me urdhër të prokurorëve e gjykatave janë duke i zhvilluar dhe kanë korrur suksese në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar”.

“Kemi parë një varg aksionesh pra duke filluar në shkallë të vendit nga qytetet e ndryshme të Kosovës, por edhe në veriun e Kosovës dhe kemi pa një vendosmëri të institucioneve të sigurisë që të zbatojnë rendin dhe ligjin dhe të parandalohet luftimi dhe krimi i organizuar në shkallë të vendit”.

Ai ka thënë tutje që pret nga prokuroria, gjykatat dhe Policia që të zhvillohen edhe aksione më të mëdha dhe të arrestohen njerëzit me influencë të cilët janë të lidhur me bizneset e paligjshme, raporton EO.

“Unë besojë që me punën të cilën po e kryen Prokuroria e Kosovës së bashku me gjykatat dhe Policinë, shumë shpejt pres që të zhvillohen edhe aksione edhe më të mëdha dhe të arrestohen njerëzit me influencë të cilët janë të lidhur me biznese të paligjshme”.

“Populli është duke e parë që ka filluar që rendi dhe ligji të sundojë në këtë vend dhe se ligji është për të gjithë njëjtë, pres që edhe në të ardhmen të zhvillohen aksione të tilla që të vije në atë shkallë që askush të mos jetë mbi ligjin”.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e njohur si “Brezovica”, në kuadër të cilit janë arrestuar 7 persona, në mesin e tyre është edhe Bedri Halimi kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

LEXONI EDHE:

Të ngjashme