“Islamic Relief” dhuron 424 çanta me material shkollor për fëmijët jetimë

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 10:02 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Islamic Relief” në Kosovë, me rastin e fillimit të vitit shkollor, ka dhuruar 424 çanta dhe material shkollor për fëmijë jetimë nga 22 komuna të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Vehbi Zeqiri, drejtor i Institucionit Mikrofinaciar “Start”, i cili ka ndihmuar organizatën “Islamic Relief” për të blerë çantat, ka thënë se ardhmja është e fëmijëve, prandaj duhet të kontribuojë secili për ta.

Ramadan Berisha, drejtor i “Islamic Relief” në Kosovë, ka falënderuar kontribuuesit, ndërsa i ka porositur nxënësit që ta mbyllin vitin shkollor me pesa.

Pas Prishtinës, kjo organizatë do të dhurojë sot çanta edhe në Drenas.

“Islamic Relief” është prezente në 40 shtete të botës, kurse në Kosovë kjo organizatë është nga viti 1999 dhe ndihmon familje në nevojë dhe fëmijë jetimë, në baza të rregullta mujore.

 

Të ngjashme