“Islamic Relief Kosova” u shpërndan 800 dhurata fëmijëve jetimë

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 14:24 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata humanitare “Islamic Relief Kosova”, me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot gjatë ditës ka shpërndarë 800 dhurata për fëmijë jetimë e familje skamnore. Pakoja përmbante gjëra ushqimore dhe lodra në vlerë rreth 10 euro.

Rreth 200 fëmijë janë mbledhur në Qendrën Tregtare “Dardha” në Prishtinë, ku janë argëtuar në këndin e lojërave dhe më pas kanë marrë dhuratat. Lavdim Gashi, nga IRK, ka shpjeghuar për Ekonomia Online se rreth 400 dhurata të tjera janë dërguar nëpër shtëpi të familjeve skamnore dhe jetimëve; një pjesë do të shpërndahen në Drenas; si dhe të dielën në Repartin e Pediatrisë për fëmijët që i ka zënë festa në spital.

“Sot kemi të bëjmë me një shpërndarje të një dhurate që është dhurata e Bajramit. Janë realizu 800 dhurata të cilat do të shpërndahem për fëmijët jetimë, të cilët realisht gjatë gjithë vitit ne i mbështesim me bursa shkollore këto familje dhe këta jetimë. Do t’i shpërndajmë 800 dhurata. Rreth 200 fëmijë do të përfitojnë në këtë lokacion, rreth 400 dhurata i kemi dërguar nëpër shtëpia familjeve skamnore dhe jetimëve dhe një pjesë do t’i shpërndajmë në Drenas”, ka thënë ai.

Gashi ka treguar edhe mënyrën se si i kanë përzgjedhur këta fëmijë,

“Realisht lajmërohen te ne familjet skamnore dhe familjet që rrisin jetimë. Pastaj shkojmë i vizitojmë, i vlerësojmë a janë për t’u ndihmuar dhe pasi t’i verifikojmë që janë familje që kanë jetimë i fusim në lista të pritjes dhe u sigurojmë donatorë, të cilët u ndihmojnë rregullisht më baza mujore”, ka thënë ai.

“Islamic Relief Kosova” ka pasur aktivitete të shumta bamirëse përgjatë muajit të Ramazanit.

Të ngjashme