“Islamic Relief” ther 93 kurbanë për familjet në nevojë

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 14:03 | Nga

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, organizata “Islamic Relief” në Kosovë,  ka arritur që me ndihmën e donatorëve në Kosovë, të grumbullojë 285 kurbanë për vende të ndryshme të varfëra në botë, si: Chad, Malawi, Mali, Myanmar, Niger dhe Somali përfshirë edhe Kosovën.

Për Kosovë janë, 93 kurbanë nga donacionet lokale, të cilat tashmë pritet t’u shpërndahen familjeve në nevojë.  Meqë kjo festë simbolizon sakrificën, thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë, thirrja më e madhe e Islamic Relief është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit.

Sivjet për këtë festë, populli solidar i Kosovës ka bashkëndje me popullin e Myanmar- Burma për shkak të ndodhive të fundit. Për këtë vend, IRK ka siguruar 100 kurbanë.

“Islamic Relief” në Kosovë thotë se tashmë ka filluar që për çdo Kurban Bajram të bëjë therjen e kurbanëve, në mënyrë të organizuar, mënyrë kjo e cila ndikon në ruajtjen e ambientit, e që duhet të jetë synim i çdo besimtari, në prerjen dhe procesimin higjienik të mishit dhe shpërndarjes së shpejtë, në mënyrë që të mos prishet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme