Ismaili takohet me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi ministri Ismaili e ka njoftuar Ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Ismaili e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.

Ndërkaq, gjatë takimit ambasadori Kosnett tha: “Shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës.”

Ambasadori e përgëzoi vizionin e ministrit dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve.​

Të ngjashme