Ismajli: Shqetësuese grumbullimi i njerëzve nga ora 16:00, kufizimi i lëvizjes s’është menduar mirë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:25 | Nga Arlinda Sejdiu

Ekipet mjekësore momentalisht janë duke qëndruar në dy familjet e prekura me Coronavirus në Vrapqiç të Komunës së Gjilanit.

Nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli tha përmes telefonit për Ekonomia Online se sipas informatave të para që kanë, gjendja e dy familjeve është stabile.

“Nuk kemi raste të reja, ekipet mjekësore janë në Vrapqiq te dy familjet që janë te prekura me virus me përcjell gjendjen e tyre. Informatat e para flasin se gjendja e tyre është stabile”, tha ai.

Ismajli ndër të tjera tha se për këto familje janë duke u kujdesur që mos t’iu mungojnë as pakot ushqimore e as medikamentet shëndetësore.

“Ekipet e drejtorisë së shëndetësisë dhe mirëqenies sociale kanë marrë listën e nevojave që kanë ato familje që janë në Vrapqiq për pako ushqimore dhe medikamente shëndetësore. Furnizimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi ai.

Mirëpo, sipas Ismajli shqetësuese mbetët  pasi këto dy ditë nga ora 16:00 po bëhet një grumbullim i madh i njerëzve për furnizim me gjërat që kanë nevojë.

Sipas tij, oraret për kufizim të lëvizjes nuk janë menduara mirë, raporton EO.

“Shqetësim i vetëm është që dy ditë që nga ora 16:00 po bëhet grumbullimi i njerëzve për lloj-lloj nevoje në qytet. Kjo lë me kuptuar që oraret  për kufizim të lëvizjes nuk janë të menduara mirë”, tha ai.

Momentalisht në Gjilan janë 15 persona të infektuar me Coronavirus, dy familjet në fshatin Vrapqiq dhe një person nga fshati Zhegër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme