Ismajlit për Zhegrën dhe Vrapçiqin: Qëndroni në vetizolim dhe kujdes për higjienën

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur të hënën takimi i radhës i Komisionit për emergjenca të Komunës së Gjilanit, i cili po punon në vazhdimësi për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Nënkryetari Arbër Ismajli, i cili po e menaxhon këtë situatë në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka njoftuar se tre të prekurit janë në 

gjendje të mirë dhe stabile.

“Të prekurit dhe familjet e tyre janë në gjendje të mirë dhe të qetë, pavarësisht të prekurve, të cilët kanë shënuar simptoma pozitive me këtë virus. Do të jemi në kontakte të vazhdueshme me banorët e këtyre dy fshatrave, duke u munduar që bashkë t’iu dalim në krahë me mundësitë tona. U bëjmë thirrje banorëve të Vrapqiçit e Zhegrës, t’i respektoni rregullat strikte të ngritura nga institucionet komunale, por, edhe të atyre shtetërore. Qëndroni të vetizoluar, me kontroll të shtuar të higjenës, për ta tejkaluar këtë gjendje me të cilën po ballafaqoheni si fshat, por edhe si komunë në tërësi. Virusi nuk mund të qarkullojë, kur nuk 

qarkullojnë njerzit”, ka deklaruar Ismajli, pas takimit.

Po ashtu, në këtë takim u vlerësua se gjendja e përgjithshme në Gjilan është e qetë, por, me vëmendje të shtuar në Vrapqiç e në Zhegër

“Po vazhdojmë me takimet e rregullta, në vazhdën e aktiviteteve tona të përbashkëta në luftimin kundër shtrirjes së kësaj sëmundje, me përfaqësuesit e Komisionit komunal për emergjenca, Policinë e Kosovës, e shëndetësinë primare. Po bëhet idetifikimi i personave të ardhur nga jashtë shtetit, për t’i identifikuar dhe për t’i udhëzuar për vetizolim dhe procedura tjera”, ka deklaruar pas takimit, nënkryetari Ismajli.

Në këtë takim, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se të martën sërish do të pastrohen rrugët e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme