Istog: Kaplohet nga zjarri depoja e shkollës

Istog | 24 Jan 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Cërrcë të Istogut raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo e një shkolle, në të cilën ishin të vendosura drutë për ngrohje.

Nga policia bëjnë me dije se njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar si dhe rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve.

Me vendim të prokurorit,  rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme