Istog, një person sulmon vëllezërit dhe demolon shtëpinë

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar dy vëllezërit e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Orrobërdë të Istogut, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orës.

Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ka shkaktuar dhunë ndaj tyre, pasi është me probleme mendore.

I dyshuari ka marrë trajtim mjekësor ndërkaq pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Fsh. Orroberde, Istog, 08.05.2021-18:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat (vëllezërit) e tij si dhe kishte demoluar edhe shtëpinë. Sipas viktimave , i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, bën të ditur policia.

Të ngjashme