Istogu përfituese e projektit për përkujdesit shëndetësor

Istog | 14 Mar 2017 | 15:56 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën dhe përfaqësuesin nga Caritas Kosova, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për vitin 2017” në Komunën e Istogut.

Projekti në fjalë do të realizohet në institucionet ekzistuese shëndetësore të Komunës së Istogut që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Istogut.

Aktivitetet që do të përfshihen në këtë projekt do të jenë: shërbimi shëndetësor ambulantor, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Istogut dhe zonave rurale të kësaj komune si dhe programet sociale dhe shëndetësore.

Pas marrëveshjes me Komunën e Istogut dhe Podujevës, MPMS-ja do të përkrahë edhe komunat e tjera ku përfshihen Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Vitia, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Drenasi dhe Fushë Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme