Istogu shkon në rivotim

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 15:14 | Nga

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat ndaj vendimit të PZAP-it që komuna e Istogut të shkojë në rivotim. Përfundimisht kjo komunë do të shkojë edhe një herë në votim.

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-it, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim.

PZAP-i mori vendim për rivotim në Istog pas ankesave që i i bëri LDK-ja lidhur me parregullsitë e votimit me postë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme