Istrefi: Dëshmorët e kombit, janë vlera themelore e shtetit tonë

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, përmes një shkrimi në facebook, ka thënëe se dëshmorët e kombit, janë vlera themelore e shtetit tonë, vlerë të cilën duhet ta ruajmë me përkushtim.

Postimi i plotë:

1 Shtatori dita e dëshmorëve të kombit në komunën e Vushtrrisë

Vushtrria, sot, shënon Ditën e Dëshmorëve. Në këtë ditë, kushtuar bijve e bijave më të devotshme të Vushtrrisë, përkulemi me nderim të thellë para jetës e veprës së tyre, duke përkujtuar edhe sakrificën mbinjerëzore të qytetarëve tanë, për çlirim.

Dëshmorët e kombit, janë vlera themelore e shtetit tonë, vlerë të cilën duhet ta ruajmë me përkushtim, duke e fuqizuar atë, me punën tonë si detyrim ndaj amanetit dhe idealeve të dëshmorëve dhe sakrificës së shumë gjeneratave për liri.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Image may contain: sky

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

Të ngjashme