Istrefi ndan mirënjohje për punëtorët e dalluar të Telekomit

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka nderuar disa punëtorë të kësaj kompanie me mirënjohje.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ka njoftuar se ka ndarë mirënjohje për 22 punëtorë të dalluar, për punën e tyre të palodhshme si dhe angazhimin e madh me orar të zgjatur të punës, në krijimin e hapësirave të reja dhe moderne në Telekomin e Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të ndaj mirënjohje për 22 kolegë të dalluar, për punën e tyre të palodhshme dhe intensive, si dhe angazhimin e madh me orar të zgjatur të punës, në krijimin e hapësirave të reja dhe moderne në Telekomin e Kosovës”, ka shkruar Istrefi, përcjell ORAinfo.

Ai ka premtuar se praktikat e tilla për ndarjen e mirënjohjeve për punëtorët e dalluar do të vazhojnë edhe në të ardhmen.

“Puna dhe përkushtimi i tyre, dhe i shumë kolegëve tanë anekënd Kosovës, është motivi ynë shtesë që të vazhdojmë me realizimin e strategjisë sonë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës, dhe njëherësh, të vazhdojmë t’i inkurajojmë dhe nxisim të gjithë punonjësit e kompanisë sonë që të punojnë me përkushtim, meqë praktika e tillë e ndarjes së mirënjohjeve, por edhe shpërblimeve për punonjësit e dalluar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai. /ORAinfo/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme