Istrefi: Telekomi i Kosovës po rimëkëmbët çdo ditë e më shumë

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën e tij në Mitrovicë, ku për së afërmi është njoftuar për aktivitet që po bëhen në këtë qytet, shkruan EkonomiaOnline.

Istrefi përmes shkrimit të tij ka thënë se së bashku me Menaxherin Rajonal Esat Jusufi dhe kolegë tjerë, në Zhabar të Mitrovicës, kanë parë punen nga afër ku po shtrihej kablloja optike.

“Pas vizitës së djeshme në Gjilan, sot pata kënaqësinë të takohem me kolegët e Telekomit të Kosovës në Mitrovicë, ku për së afërmi u njoftova me punët dhe aktivitetet që po bëhen në këtë qytet, në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve tona, si dhe në zgjerimin e infrastrukturës telekomunikuese në terren.

Me këtë rast, së bashku me Menaxherin Rajonal Esat Jusufi dhe disa kolegë tjerë, vizituam stafin tonë në terren, më saktësisht në Zhabar të Mitrovicës, ku po shtrihej kablloja optike, për të ofruar shërbimet e Telekomit të Kosovës në këtë lokalitet dhe në disa vendbanime përreth, pasi që vazhdimisht ka kërkesa shtesë për shërbimet dhe produktet tona.Shtrirja e kabllos optike në gjatësi prej 2 km me kapacitet 84 fijesh, prej hyrjes së tunelit në Mitrovicë deri në Zhabar, do të shfrytëzohet për lidhje të reja të konsumatorëve të kësaj pjese të qytetit.”

Tutje Istrefi u zotua se Telekomi i  Kosovës po rimëkëmbët çdo ditë e më shumë.

“Përkushtimi i kolegëve në kryerjen e punëve në terren më inkurajoi jashtëzakonisht shumë, duke ma forcuar bindjen time se, Telekomi i Kosovës po rimëkëmbet çdo ditë e më shumë.Gjatë kohës sa ishim në Zhabar, po afrohej koha e pauzës, dhe unë shfrytëzova rastin që t’i ftoj kolegët që të drekojmë së bashku dhe të diskutojmë për çështje të ndryshme me interes të përbashkët për kompaninë tone” , ka përfunduar Istrefi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme