Isufi: Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Legjislacioni fillestar i privatizimit në Kosovë ishte më shumë një lloj eksperimenti dhe lojë e disa strukturave burokratike të UNMIK-ut dhe BE-së, të cilat hartuan një tërësi aktesh dhe normash që nuk korrespondonin e komunikonin me traditën juridike në Kosovë.

Kështu ka konstatuar avokati Bejtush Isufi, i cili përfaqëson një numër të madh të palëve në Dhomën e Posaçme, e cila merret ekskluzivisht me çështjet e privatizimit.

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, Isufi ka thënë se me gjithë plotësim-ndryshimet që iu bënë Ligjit për AKP-në dhe atij për Dhomën e Posaçme, edhe më tej situata është si një lloj “mishi i egër” apo një “trup i huaj” në sistemin juridik përkatësisht në sistemin gjyqësor.

Dispozitat që rregullojnë likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore, sipas tij, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe me të drejtën ndërkombëtare pasi, siç ka thënë, mbrojtja e pronës është përjashtuar me dispozitat që rregullojnë ndërmarrjet shoqërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme