Isufi takon një delegacion të Partisë Demokratike Shqiptare të Medvegjës

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 14:37 | Nga

Nënkryetari i AAK-së, dhe Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi ka pritur sot një delegacion nga Partia Demokratike Shqiptare në Medvegjë, i kryesuar nga Bajram Mustafa kryetar  i shoqëruar edhe nga këshilltar tjerë të kësaj partie në Kuvendin komunal të Medvegjës.

“Qeveria e Kosovës, dhe Qeveria e Shqipërise duhet të angazhohen drejtëpërdrejtë në krijimin e mundësive të reja dhe  kujdes të shtuar ndaj shqiptarëve në Medvegjë por edhe Bujanoc e Preshevë.

Është tejet e rëndësishme që qytetarët shqiptar në këto komuna të qëndrojnë atje dhe mos të lëshojn trojet e tyre pavarësisht presioneve dhe problemeve që kan.

Gjendja e keqe e shqiptarëve nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë shprënguljen nga trojet e tyre etnike.

Ne do të ofrojmë të gjitha mundësitë për t’ju dal në krah dhe për të ofruar të gjitha mundësit për të ndihmuar shqiptarët në këto komuna.”- ka thënë Isufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme