ITJP shënon Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit, kërkohet drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 13:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen (ITJP) ka shënuar 15 Janarin – Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, të shpallur me Rezolutë të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Profesori Jusuf Osmani tha se duhet të prezantohet edhe në gjuhë të huaja se çfarë krime shjanë bërë në Kosovë.

Sipas tij, nga agresori serb në Kosovë u vranë shumë të rijnë në mesin e tyre edhe 1 284 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare.

“Edhe ne bëjmë krim nëse nuk shkruajmë dhe nuk i ndriçojmë viktimat. Kemi çka i tregojmë opinionit për masakrat ndaj popullatës tonë. Gjenocidi është vrasja e qëllimshme të njerëzve në baza etnike. Krimet në luftën e Kosovës përfshin dëbimin e popullatës, fshirjen e identitetit”.

“Vrasjet kanë qenë format më rënda nga serbët në Kosovë. Ato ishin masakra të vërteta siç është Reçaku. Nga agresori serb në Kosovë u vranë shumë të rijnë në mesin e tyre edhe 1 284 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare. Objekti i sulmit dhe vrasja ishte familja shqiptare”.

Ndërsa profesor, Kebir Abziu theksoi se nuk ka dyshim që gjenocid ka ekzistuar në Kosovë, duke kërkuar që të paditet Serbia për krimet e bëra.

“Sa duhet të jetë numri i të vrarëve sepse është defekti më i madh sepse nuk është definuar numri. Në rastin e Bosnjës gjykata vendosi që ekziston gjenocidi, por Serbia nuk u shpall e fajshme si shtet. Tash në Kosovë nuk mund të qëndroj sepse ka pasur gjenocid”.

“Kosova duhet të jetë shtet tamam dhe anëtar i OKB sepse zvarritet çështja e padisë ndaj Serbisë. Nëse Serbia shpallet e pafajshme atëherë kjo bie në dëm të Kosovës. Mendoj që provat janë argumentet dhe çështja të hapet para gjykatës”.

Kurse profesori Lulëzim Nika foli për Masakrën e Reçakut, duke shtuar se Serbia ende nuk e ka marrë dënimin e merituar për krimet e bëra në Kosovë, raporton EO.

“Gjenocidi serb në trojet shqiptare ka ushtruar edhe në shekullin 19. Është fat i keq që Serbia ende nuk e ka marrë dënimin e merituar”.

“Vera e vitit 1998 masakrat serbe kishin filluar nga familja Ahmeti, Jashari në Prekaz dhe në vitin 1999 në Reçak ku masakrohen në mënyrë barbare popullsia civile”.

Edhe profesori, Zef Avdyli ka kërkuar drejtësi për viktimat e masakrës së Reçakut.

“Kjo është ngjarje më trishtuese në jetën time thotë William Wolker nëse i referohemi termit gjenocid apo edhe konventës për krimin e gjenocidit mjafton të shohësh masakrat në Kosovë që kanë qenë të panumërta. Shumë ngjarje të luftës i kam pasqyruar”.

“Kam pasqyruar rrëfime nga dëshmitarët e gjallë nga masakra. Edhe sot kërkojmë drejtësi për masakrën në Reçak”.

Të ngjashme