Izmaku: Heroizëm të punësosh, por edhe t’i respektosh ligjet

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 10:02 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se ka rritje të vetëdijesimit të atyre që kanë aplikuar për punë dhe që janë ankuar në institucionet përkatëse.

“Duhet të kemi edhe kulturë qytetare. Sot është heroizëm për të punësua njerëz, por edhe duhet të respektohet ligji për punëtorët”, ka thënë ajo në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë’, në RTK.

Nuk ka organizim sindikal edhe në këtë 1 Maj, sipas saj, për shkak të mosbesimi që kanë punëtorët për sindikatat.

Izmaku, ka folur edhe për praktikat diskriminuese në rekrutim në vendet e punës. Sipas saj ka pasur 600 persona që janë ankuar, ku shumica janë meshkuj. “Unë i inkurajojë të gjithë edhe femrat që të ankohen”, tha ajo.

Deputetja Izmaku ka thënë se sot punëtorët fizik, nuk kanë kontrata pune dhe punojnë në kushtet të rënda.
Sipas saj, gjendjen më të vështirë e kanë punëtorët në ndërtim të cilët punojnë në kushtet të rënda duke rrezikuar jetën, pastaj punëtorët e supermarketeve që punojnë me orare të gjata të punës.

Xhevahire Izmaku, edhe në partitë politike ka pasur një organizim minimal për gratë “Gruaja duhet të zë vendin e merituar. Ka një ringjallje. Nuk duhet të kemi vetëm për kuotat, pro duhet të kemi edhe kualitet”, ka thënë Izmaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme