Izolimi në shtëpi mund të rrisë dhunën në familje, flasin sociologu dhe Policia

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 10:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Masat kufizuese të miratuara nga Qeveria që kanë qëllim parandalimin e Coronavirusir,  e kanë rritur rrezikun e dhunës në familje.

Për shumë gra dhe fëmijë, shtëpia mund të jetë një vend i frikës dhe abuzimit, sidomos në izolim.

Sociologu Ferdi Kamberi në një intervistë për Ekonomia Online ka shfaqur shqetësimin se dhuna në familje mund të rritet gjatë kohës së izolimit.

“Dhuna është një fenomen që buron prej shoqërisë dhe e përcjellë atë shoqëri hap pas hapi. Dhuna është një fenomen e i pashmangshëm. Tashmë në këtë kohë ka ndikuar edhe pandemia që njerëzit të vetizolohen dhe si rezultati i rekomandimeve dhe nga institucionet përkatëse”.

“Dhuna veçse  ka filluar të shfaqet edhe më shumë dhe kjo është rezultat i vetëizlolimit, por edhe mbrëmë pashë disa studime të cilat janë bërë mbrëmë nga OBSh-ja, rastet e dhunës kanë filluar dukshëm të rriten edhe në ShBA dhe në Kinë kjo si rezultat i karantinimit”, tha Kamberi.

Ai ka thënë se shoqëria nuk duhet ta tolerojë dhunën dhe se të gjitha viktimat e dhunës duhet ta raportojnë atë në organet gjegjëse.

“Konsiderojë se një shoqëri se sa e pranon dhunën duhet parë mundësinë të tolerimit të dhunës tek ne tregon që ne jemi goxha tolerues. Ne duhet të raportojmë për dhunën në familje, ndaj grave dhe fëmijëve duke mos përjashtuar burrat. Këto duhet të raportohen qoftë te Qendra Sociale, në Policinë e Kosovës. Nga viti në vit kemi 1000 raste të dhunës në familje tregon se jemi duke toleruar dhunën dhe efektet mund të jenë të mëdha”, shtoi Kamberi.

Ndërkohë në Policinë e Kosovës për Ekonomia Online, kanë dhënë statistikat e dhunës vetëm për dy muajt e parë të këtij viti dhe jo statistikat e muajit të izolimit.

Policia ka bërë me dije se kemi pasur 309 raste të dhunës veç në dy muajt e parë të vitit 2020

“Referuar kërkesës suaj, në vijim në forme tabelore ju paraqesim statistikat e vitit 2019  si dhe ato te muajit janar dhe shkurt 2020, përderisa për muajin e trete pra Mars, mund t’i referoheni raportit 24 orësh i cili behet publik ne baza ditore”.

“Për shkak te rrethanave dhe situatës me pandeminë COVID-19 zyrtarët janë të angazhuar sipas planit në orar 12 orësh me detyra operacionale dhe se sipas vendimeve janë reduktuar disa aktivitete administrative, andaj besojmë pas kalimit të kësaj situate ju sigurojmë të gjitha statistikat që kërkohen për muajt pasues”, është thënë në një përgjigje nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. 

Sipas statistikave të Policisë gjatë vitit 2019 janë paraqitur 1 mijë e 915 raste të dhunës në familje.

Në tabelën e më poshtme keni të dhënat për dhunën në familje  gjatë vitit 2019 dhe dy muajve të parë të vitit 2020.

Dhuna ne familje sipas Rajoneve JANAR SHKURT
  2020 2020
Prishtinë 48 54
Gjilanë 15 12
Ferizaj 24 23
Gjakovë 12 7
Pejë 23 22
Prizren 19 14
Mitrovica veriu 4 7
Mitrovica jugu 15 10
  TOTAL 160 149

Të ngjashme