Izolohet një lagje në Lipjan, Ahmeti jep detaje për gjendjen e të infektuarve

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Nëntë rastet e reja që kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në komunën e Lipjanit janë raste të kontaktit.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur për Ekonomia Online se gjendja e tyre është stabile.

Ahmeti njoftoi se tri familjet janë izoluar si dhe policia ka bllokuar hyrjet dhe daljet në këtë lagje.

Siç tha ai komuna ka siguruar dy persona përgjegjës për t’i ndihmuar për gjërat e nevojshme.

Ahmeti ka folur edhe për një person i cili po qëndron në Klinikën Infektive në QKUK, ku gjendja e tij është e mirë.

“Nëntë rastet e reja janë raste kontakti. E tërë lagjja është izoluar dhe gjendja e tyre është stabile. Policia është duke i monitoruar si dhe ka bllokuar hyrje dhe daljet në atë lagje”.

“Gjithsej kemi 14 raste të prekur me Coronavirus. Një person është duke qëndruar në Klinikën Infektive, gjendja e të cilin është e mirë”, u shpreh Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme