Ja çfarë moti ju pret gjithë javën

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 08:06 | Nga

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm dhe stabil atmosferik.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mbi 7m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme