Ja çfarë moti do kemi në ditët në vazhdim

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 08:29 | Nga

IHMK ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

Të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal.

Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës. Më tej nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme