Pesë kosovarë pjesë e “Skemës së BE-së për profesionistët e rinj”

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 14:30 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian ka përzgjedhur pesë të rinj nga Kosova për të qenë pjesë e “Skemës së BE-së për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor”.

Ata do të ndjekin një trajnim intensiv trejavor të ofruar nga Shkolla e Punëve Publike “SciencesPo” në Paris, ku do t’i marrin njohuritë teorike mbi administratën publike mbi krijimin e politikave publike.

Trajnimin intensiv, ata do ta ndjekin së bashku me kolegët e tyre prej rajoni.

Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se kandidatët e përzgjedhur janë nga shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë janë të përzgjedhurit për nominime që të jenë pjesë e integrimeve evropiane.

“Pesë të përzgjedhurit e juaj do të kenë mundësinë të flasin për Administratën Publike, do të mësojnë eksperiencat nga shtetet e tjera dhe do të mësojnë të arrijnë të përmirësojnë gabimet e shtetit të tyre, ka theksuar ajo.

Demush Shasha, sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, tha se para një viti Komisioni Evropian së bashku me misionet e Kosovës ka deklaruar që tri shtyllat kryesore të procesit të Integrimit janë: Sundimi i ligjit, rritja ekonomike dhe reforma e Administratës Publike.

Kjo ka qenë strategji e përgjithshme në kuadër të Integrimit Evropian të Kosovës.

“Sot këtë që po e bëjmë është vetëm një nga aktivitetet e shumta  në kuadër të zbatimin të shtyllës në kuadër të reformës së Administratës Publike”, tha Shasha.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme